Tuchelit i buzëqesh fati, kampionët luajnë kundër Lille

Tuchelit i buzëqesh fati, kampionët luajnë kundër Lille

Blutë e Tuchel arritën të shmangin ankthin Bayernin dhe Realin në fazën e 1/8-ve duke bërë që shorti të tregohet bujar dhe duke i vënë përballë francezët e Lille, një nga katër skuadrat më të lehta në letër për këtë fazë me të cilën kishin të drejtë të përballeshin duke njohur rregullat e kompeticionit.

Chelsea dhe Lille kanë luajtur dy ndeshje të mëparshme kundër njëri-tjetrit, të dyja në fazën e grupeve të sezonit 2019/20.


Blutë i fituan të dyja ndeshjet 2-1, me Tammy Abraham dhe Willian që shënuan në ndeshjen në Francë dhe Abraham hapi sërish rezultatin në shtëpi. Cesar Azpilicueta ishte gjithashtu në listëne golashënuesve në “Stamford Bridge”.

Përfshirë edhe këto dy ndeshje, Chelsea ka fituar të katër takimet e fundit me skuadrat franceze në të gjitha garat evropiane. 

Lexo edhe

Video