Tuchel reagon pas fitores kundër West Hamit, falënderon VAR-in

Tuchel reagon pas fitores kundër West Hamit, falënderon VAR-in

Thomas Tuchel ishte i kënaqur që VAR-i i doli në ndihmë Chelseat, pasi skuadra e tij e mposhti me vështirësi West Hamin me rezultat 2:1 në “Stamford Bridge”.

Superzëvendësuesi, Ben Chilwell ishte ndër lojtarët kyç të Chelseat sot ku fillimisht e barazoi rezultatin në 1:1, ndërsa më pas dha një asist për Kai Havertz, i cili e shënoi golin e fitores, përcjell KosovaPress.

Chelseat iu desh fati që të regjistronte fitoren e tretë në gjashtë ndeshje të Premier Ligës, pasi që VAR-i i mohoi Maxwel Cornetit golin e barazimit për West Hamin.

Edouard Mendy vrapoi për të larguar topin nga këmbët e Jarrod Bowen, por reagimi i tij i dobët i dha Cornetit mundësinë për të shënuar golin e barazimit.


Festimet e egra të lojtarëve dhe tifozëve të West Hamit u ndërprenë pasi goli u anulua pas një rishikimi të VAR-it.

Pas ndeshjes, trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel foli sa i përket vendimit të VAR-it, ku tha se ishte faull i qartë i Bowen në Mendyn dhe se goli duhej të anulohej.

“Ishte një përpjekje e madhe për t’u rikthyer dhe një meritë e madhe për ekipin, ndikimi nga banka rezervë, meritë e plotë për të gjithë. Ishte një faull i qartë ndaj portierit, kisha dyshime për të parin, por nuk do të komentoj, herën e fundit u ndëshkova me gjoba të mëdha. Ju jepni mendimin tuaj, nuk do të gjobiteni”, tha Tuchel.

“Nuk ishte e lehtë të ruash besimin, është e vështirë të sulmosh si duhet dhe të krijosh raste kundër West Hamit, askush nuk luan një ndeshje të hapur, spektakolare kundër tyre”, shtoi më tej trajneri gjerman.

Fitorja e sotme e dërgon Chelsean në vendin e pestë në tabelë në kuotën e 10 pikëve, kurse në ndeshjen e radhës, “Blutë” e Londrës do të përballen si mysafirë me Fulhamin.

Lexo edhe

Video