Tuchel mbyll dyert e Chelseat për Ronaldon

Tuchel mbyll dyert e Chelseat për Ronaldon

Cristiano Ronaldo po vazhdon të jetë në kërkim të një klubi të ri për sezonin e ardhshëm, por çuditërisht deri më tani asnjë skuadër e madhe nuk ka shprehur interesim konkret për shërbimet e tij.

Ylli portugez dëshiron që të luajë për një skuadër e cila garon në Ligën e Kampionëve, gjë të cilën klubi aktual nuk ia ofron këtë mundësi, dhe agjenti i tij ka kontaktuar me disa skuadra, në mesin e të cilave është edhe rivali anglez, Chelsea, përcjellë KosovaPress.


Por, “Blutë” e Londrës raportohet se nuk kanë shprehur gatishmëri për të hapur bisedimet për këtë operacion. Pas bisedimeve mes trajnerit Thomas Tuchel dhe bashkëpronarit Todd Boehly, Chelsea ka që të mos nënshkruajë me Cristiano Ronaldos, raporton “Daily Mail”.

Agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes, i ofroi sulmuesin Chelsea-t pas një takimi me Boehly-n, por vendimi përfundimtar u ndikua nga Tuchel, i cili dëshiron të fokusohet tek ekipi dhe jo tek një individ.

Lexo edhe

Video