Tuchel kritikon blerjen e re të klubit: Bëri gabime të mëdha

Tuchel kritikon blerjen e re të klubit: Bëri gabime të mëdha

Chelsea ka arkëtuar tri pikë të reja në Premier Ligës pas fitores të së shtunës kundër Aston Villas më rezultat 3-0 me dy golat e Romelu Lukakut dhe një të kroatit Mateo Kovacic.

Përkundër rezultatit, trajneri Thomas Tuchel nuk është ndarë i kënaqur me debutimin e Saul Niguez i cili u transferua në orët e fundit të afatit kalimtar nga Atletico Madridi dhe luajti ndeshjen e parë në Premier Ligën e Anglisë.

Thomas Tuchel tha se Saul bëri gabime të mëdha në debutimin e tij në Chelsea të shtunën kundër Aston Villas, por menaxheri mori përgjegjësinë për këtë paraqitje të tij, përcjellë KosovaPress.

Ai zgjodhi formacionin e tij duke menduar se mesfushori do të ishte në gjendje të përshtatet menjëherë me ritmin e lojës para se të zëvendësonte reprezentuesin spanjoll në pjesën e parë të fitores 3-0.


Saul nuk stërviti në para-sezon me “Blutë e Londrës” pasi mbërriti pak para fundit të afatit kalimtar.

“Unë kisha ndjenjën se ai do të luftonte,” tha Tuchel për “Sky Sport”. “Bëri disa gabime të mëdha dhe ai luftoi me intensitetin e lojës. Ju mund ta shihni se ai nuk është përshtatur plotësisht.”

“Është plotësisht përgjegjësia ime. Unë kisha ndjenjën se ai mund të hidhej në fushë për ne dhe të luante në atë nivel. Unë mendova se ishte ndoshta më mirë ta zëvendësoja atë, por kjo nuk ndryshon asgjë për mënyrën se si e shoh atë. “, theksoi më tutje trajneri gjerman.

Chelsea momentalisht renditet në vendin e dytë në tabelë me 10 pikë, aq sa ka edhe Manhcester United në vendin e parë.

Lexo edhe

Video

error: