Tuchel i thotë “JO” transferimit të Ronaldos në Chelsea

Tuchel i thotë “JO” transferimit të Ronaldos në Chelsea

Derisa po kërkon me çdo kusht largimin nga Manchester United, Cristiano Ronaldos duket se i është mbyllur një derë për të ardhmen e tij.

Rivali i Unitedit, Chelsea, është përmendur si njëra nga destinacionet e radhës për yllin portugez, por “The Sun” raporton se trajneri Thomas Tuchel i ka bërë me dije drejtuesve se portugezi nuk është i nevojshëm në skuadrën e tij dhe se ai ka prioritete të tjera.


Pronari i ri i “Bluve”, Todd Boehly, është i prirur të bëjë një goditje të madhe në merkato pas largimit të disa lojtarëve, por trajneri gjerman nuk është i bindur se ai duhet të jetë prioriteti i tyre.

Arsyeja kryesore pse Ronaldo po kërkon largimin nga Manchester United është se kjo skuadër nuk garon në Ligën e Kampionëve në sezonin që po vjen.

Përveç Cheleat, Ronaldo po lidhet edhe me skuadra si Barcelona, Roma dhe Napoli.

Lexo edhe

Video