Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Tuchel i mahnitur me paraqitjen e Mason Mount

Tuchel i mahnitur me paraqitjen e Mason Mount

Trajneri i Chelseat Thomas Tuchel ishte i kënaqur me performancën e Mason Mount pas fitores së tyre në Ligën e Kampionëve ndaj Portos të mërkurën me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve..

Mount realizoi një gol dhe ishte çelësi i kësaj fitoreje me një paraqitje shumë të mirë gjtaë gjithë ndeshjes dhe kjo është vlerësuar lartë nga trajneri Thomas Tuchel, përcjellë KosovaPress.


“Nuk e di nëse Mount është lojtari më i mirë i ri në Angli, por ai është një lojtar me mentalitet shumë të fortë nga akademia jonë dhe shumë i rëndësishme për skuadrën tonë në një moshë kaq të re.”, tha Tuchel.

“Unë vetëm mund të them që ai ka mentalitetin e duhur si në stërvitje ashtu edhe në lojë. Është në rrugën e duhur drejt suksesit. Është i mirë me të dy këmbët dhe shumë i uritur për të mësuar. Nuk e di nëse është më i miri, nuk jam njeriu i duhur për të gjykuar këtë çështje.”, tha në fund Tuchel pas fitores ndaj Portos.

Lexo edhe

Video

error: