Tuchel debuton me fitore, “Der Klassiker” i takon Bayernit
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar “Der Klassiker” i Bundesligas me fitore bindëse të kampionit gjerman.

Në ndeshjen e tij të parë në stolin e Bayern Munichut, Thomas Tuchel kishte përballë ish-skuadrën e tij Borussia Dortmundin, të cilën e mposhtën me rezultat bindës 4:2, raporton KosovaPress.

Goli i parë i ndeshjes ishte autogol nga portieri Kobel i Dortmundit në minutën e 13’, kurse golat e tjerë për kampionin gjerman i shënuan Thomas Muller (minuta e 18’ dhe 23’) dhe Kingsley Coman (minuta e 51’).

Ndërkaq, golat për Dortmundin i shënuan Emre Can nga penalltia (minuta e 72’) dhe Donyell Malen që vulosi rezultatin final 4:2 në minutën e 90’.

Me këtë fitore, Bayerni ngjitet në krye të tabelës në kuotën e 55 pikëve, dy sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Dortmundi, që zbret në vendin e dytë në kuotën e 53 pikëve.

Rezultati final i ndeshjes, 4:2 në favor të Bayernit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024