Tuchel: Christensen duhet të mbajë fjalën

Tuchel: Christensen duhet të mbajë fjalën

Trajneri i Chelseat Thomas Tuchel ka thënë që Andreas Christensen të mbajë fjalën dhe të vazhdojë të ardhmen e tij me klubin duke nënshkruar një kontratë të re.

Krerët e “Bluve” i kanë ofruar Christensen një marrëveshje të re katër vjeçare me rritje page në muajin gusht, por bisedimet nga të dy palët kanë stagnuar pasi që mbrojtësi ende nuk e ka nënshkruar marrëveshjen e re.

Tuchel ka thënë që nuk ka lajme të mira momentalisht, dhe se bisedimet tani janë në dorën e vetë mbrojtësit danez.


“Nuk kam lajme të mira. Kjo ishte marrëveshja para disa javësh, që Christensen dëshiron të njëjtën gjë si unë, që ai e do të njëjtin klub, dhe për këtë arsye nuk ka probleme mbi këtë çështje sepse në fund të gjithë dëshirojnë të njëjtën gjë”, tha Tuchel.

“Jemi duke pritur që një kohë të gjatë për konfirmimin. Është nën ndërgjegjen e Christensen që ai duhet të ketë sjelljen e njëjtë si në fushë, po ashtu jashtë saj. Ai duhet të mbajë fjalën, sepse neve na thotë që e do Chelsean, dëshiron të qëndrojë dhe të jetë kyç për klubin”, shtoi trajneri gjerman.

Si qëndrojnë gjërat, Christensen mund të bëhet lojtar i lirë verën e ardhshme, pasi që kontrata e tij aktuale është drejt përfundimit. Po ashtu, ai nuk është mbrojtësi i vetëm i Chelseat i cili mund të largohet pas këtij sezoni, ku edhe Antonio Rudiger, Thiago Silva dhe Cezar Azpilicueta janë pa kontrata në fund të edicionit 2021/22.

Lexo edhe

Video

error: