Truss-Kurti: Britania e konsideron Kosovën aleate të rëndësishme në rajon

Truss-Kurti: Britania e konsideron Kosovën aleate të rëndësishme në rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi sot në Londër me sekretaren britanike për Punë të Jashtme Liz Truss, ka diskutuar mbi marrëdhëniet bilaterale dhe mundësinë e rritjes së shkëmbimeve tregtare ndërmjet të dy vendeve.

Duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për Kosovën, kryeministri Kurti theksoi përkushtimin për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale.


Ndërsa, sekretarja Truss theksoi se Qeveria britanike e konsideron Kosovën si aleate shumë të rëndësishme në rajon.

Duke biseduar për sigurinë, u theksuan sfidat nga invazioni dhe agresioni i pajustifikuar i Federatës Ruse në Ukrainë.

Truss dhe Kurti u pajtuan mbi domosdoshmërinë e shtimit të veprimeve kundër pushtimit rus në Ukrainë dhe sfidimin e ndikimit malinj në Ballkanin Perëndimor. ​

Lexo edhe

Video