Trupat shqiptare trajnohen në Qendrën Ndërkombëtare për Kërkim-Shpëtim të FSK-së

Trupat shqiptare trajnohen në Qendrën Ndërkombëtare për Kërkim-Shpëtim të FSK-së

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën e Shqipërisë një ekip i FARSH-it është duke realizuar trajnimin bazik për kërkim-shpëtim urban në Qendrën Ndërkombëtare për Kërkim-Shpëtim (QNTKSH) të FSK-së.

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka thënë se përveç personelit nga FARSH-it dhe FSK-së, pjesë e këtij trajnimi janë edhe pjesëtarë të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave.


“Vëllezërit e motrat tona , ushtarakë e ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) trajnohen në Qendrën Ndërkombëtare për Kërkim Shpëtim të FSK-së QNTKSH ka ngritur hapësirat trajnuese duke krijuar infrastrukturën e duhur për realizimin e trajnimeve bazike dhe të avancuara në fushën e kërkim-shpëtimit, si dhe certifikimin e kuadrove vendore dhe atyre ndërkombëtare. Së bashku gjithmonë jemi më të fortë”, ka shkruar Mehaj në Mehaj.

Ndryshe, trajnimi ka për qëllim të bëjë përgatitjen dhe aftësimin e pjesëmarrësve për kryerjen e Operacioneve Reale të Kërkim-Shpëtimit Urban.

Lexo edhe

Video