Trupa shtesë për njësitin policor të EULEX-it, Borrell: Garanci për stabilitetin

Trupa shtesë për njësitin policor të EULEX-it, Borrell: Garanci për stabilitetin

​Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, konfirmoi se në Kosovë kanë mbërritur një kontingjent i forcave karabinierë italiane si përforcim për njësitin policor të EULEX-it.

Përmes një postimi në Twitter, Borrell shkroi se EULEX do të përmbushë detyrën për të garantuar stabilitet.


“Në këto kohë të tensionuara, Misioni i BE-së për sundim të ligjit (EULEX) përmbush detyrën për të garantuar stabilitetin: Xhandarmëria nga Karabinierët kanë arritur sonte për të përforcuar përkohësisht Njësitin Policor të EULEX-Kosova. EULEX-i do të vazhdojë të përkrahë një ambient të sigurt”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Situata në veri të vendit është tensionuar pas fillimit të zbatimit të Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e veturave me targa RKS për qytetarët serbë të cilët kanë targa ilegale të Serbisë.

Megjithatë nga liderët shtetërorë mendojnë se zhvillimet në veri nuk kanë të bëjnë me targat por me refuzimin e planit franko-gjerman nga Beogradi që synon të kamuflojë këtë duke nxitur trazira.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.