Trump planifikon akt ligjor për sanksione ndaj zyrtarëve kinezë

Trump planifikon akt ligjor për sanksione ndaj zyrtarëve kinezë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, planifikon të nënshkruajë një ligj që kërkon sanksione ndaj zyrtarëve kinezë përgjegjës për shtypjen e myslimanëve Ujgurë.

Një burim i njohur me këtë çështje nuk specifikoi kur Trump mund të nënshkruajë ligjin, transmeton Reuters.


Projekt-ligji, i cili u miratua nga Shtëpia dhe Senati amerikan muajin e kaluar me mbështetje bilaterale, bën thirrje për sanksione ndaj atyre që janë përgjegjës për shtypjen e Ujgurëve dhe grupeve të tjera myslimane në provincën Xinjiang të Kinës, ku OKB vlerëson se më shumë se një milion myslimanë janë në kampe.

Ambasada e Kinës në Uashington nuk i komentoi këto pretendime.

Lexo edhe

Video