Trump: Një vaksinë kundër COVID-19 e disponueshme deri në fund të 2020

Trump: Një vaksinë kundër COVID-19 e disponueshme deri në fund të 2020

Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi se një vaksinë kundër koronavirusit të ri do të jetë e disponueshme deri në fund të vitit 2020.

“Ne mendojmë se do të kemi një vaksinë deri në fund të këtij viti”, deklaroi Trump gjatë një emisioni special në “Fox News”.

“Mjekët do të thonë: Ju nuk duhet ta thoni këtë. Unë them atë që mendoj. Ne po punojmë shumë fort (…) mendoj se shumë grupe farmaceutike janë shumë afër”, shtoi ai.

Cili do të ishte reagimi i tij nëse një vend do të zbulonte një vaksinë përpara SHBA-së? “Nuk më intereson. Unë thjesht dua të kem një vaksinë që funksionon”, shtoi Trump.


Ekzistojnë rreth 100 projekte për vaksinën anti-COVID-19 në mbarë botën, dhjetë prej të cilave në fazën e provave klinike, sipas të dhënave të publikuara nga “London School of Hygiene & Tropical Medicine”.

Duke shprehur vullnetin e tij për të lejuar aktivitetet e vendit të rifillojnë në mënyrë graduale, por sa më shpejt të jetë e mundur, presidenti amerikan u shpreh optimist për perspektivat ekonomike.

“Viti 2021 do të jetë i pabesueshëm”, theksoi ai.

Presidenti amerikan, Trump mbështeti edhe një herë vendimet e tij që prej fillimit të pandemisë.

“Mendoj se kemi shpëtuar miliona jetë”, theksoi ai.

Lexo edhe

Video