Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka realizuar një intervistë me Kristen Welker të NBC News, ku ka folur edhe për këshilltarin special për Departamendin e Drejtësisë së ShBA-së.
Trump ka thënë se Jack Smith po kthehet në Hagë, porse “mund të jetë i rrezikshëm edhe atje”.
Trump kujtoi akuzat e Smith për praninë e dokumenteve sekrete në pronën e tij në Florida, për të cilat shtoi se kanë mundur ta ndihmojnë që të fitonte bindshëm në zgjedhjet presidenciale.
“A dëshironi që Jack Smith të hetohet?”, pyeti dy herë Welker.Smith në maj të vitit 2018 ishte emëruar Prokuror i Specializuar në Gjykatën Ndërkombëtare Penale në Hagë, Holandë dhe ka marrë funksionet e tij për të hetuar krimet e pretenduara të luftës në Kosovë, në shtator 2018.
Smith është prokurori që i akuzoi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen ende në Hagë.