Trudeau: Me presidenten Osmani, biseduam se si Kanadaja dhe Kosova mund të avancojnë vlerat e përbashkëta

Trudeau: Me presidenten Osmani, biseduam se si Kanadaja dhe Kosova mund të avancojnë vlerat e përbashkëta

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka pritur në takim Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani me të cilën thotë të kenë biseduar për mënyrën se si Kosova dhe Kanadaja do të mund të avancojnë vlerat e përbashkëta.

Kryeministri kanadez ka shkruar në twitter “le të vazhdojmë të bëjmë përparim së bashku”.


“I lumtur që u takuam sot me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të biseduar për mënyrën se si Kanadaja dhe Kosova mund të avancojnë vlerat e përbashkëta, qofshin ato për të promovuar demokracinë, për të mbështetur barazinë gjinore, për të ndërmarrë veprime klimatike, apo për të mbrojtur të drejtat e njeriut, le të vazhdojmë të bëjmë përparim së bashku”, ka shkruar kryeministri kanadez.

Lexo edhe

Video