Trippier debutoi në eliminimin e Newcastle kundër Cambridge në FA Cup

Trippier debutoi në eliminimin e Newcastle kundër Cambridge në FA Cup

Skuadra me pronarët më të pasur në botë Newcastle United është eliminuar sot qysh në raundin e tretë të FA Cup angleze.

Pas 90’ minutave lojë, Newcastle u mposht në shtëpi me rezultat minimal 1:0 nga skuadra e Cambridge United, përcjell KosovaPress.


Në këtë ndeshje debutoi edhe mbrojtësi i krahut të djathtë Kieran Trippier, për të cilin nuk do të mbahet mend si debutim i ëndrrave.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi sulmuesi 28 vjeçar Joe Ironside, kështu duke ia siguruar skuadrës së tij kualifikimin tutje në minutën e 56’ të ndeshjes.

Lexo edhe

Video