Tri vjet burgim ndaj personit për rrezikim të trafikut me fatalitet në Ferizaj
Lexohet për: 3 min.
gjykata ferizaj
1 vit më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues me tri vjet burgim ndaj të pandehurit I.J. i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprave penale rrezikimi i trafikut publik dhe mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik.

Gjykata njofton se gjyqtari individual i Divizionit Penal, pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar, të pandehurin e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej tri vjetësh.

“I pandehuri akuzohet se: “Më 31 tetor 2021, rreth orës 21:54 në rrugën magjistrale Shtime – Ferizaj, duke drejtuar automjetin e tipit “BMW”, në të cilën kanë qenë edhe pasagjerët Sh.J., R.V., dhe D.A., me të arritur në fshatin Ll., nga pakujdesia shkel ligjin për trafikun publik, duke mos i`a përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve dhe rrethanave në rrugë në vendbanim në mënyrë që të ndalet me kohë para çdo pengese që mund të paraqitet, për pasojë derisa i ndjeri N.M., ka qenë duke lëvizur – trupuar rrugën nga ana e majtë dhe me të arritur në skaj të rrugës në anën e djathtë, e godet me pjesën e parë të anës së djathtë duke e rrëzuar në tokë, si rezultat i së cilës fillimisht i ndjeri dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj, pastaj dërgohet në QKUK në Prishtinë, ndërsa më 7 nëntor  2021 ka ndërruar jetë”, - me të cilën ka kryer veprën penale rrezikimi i trafikut publik nga neni 370 paragrafi 9 të KPRK-së”, thuhet nw njoftim.  

Gjithashtu sipas gjykatws, “me datë, kohë dhe vend të njëjtë si në pikën e I, si ngasës i automjetit, nuk ofron ndihmë personit të lënduar – tani të ndjerit N.M., duke ikur nga vendi i ngjarjes, duke e lëndë të ndjerin pa i ofruar ndihmë si dhe nuk ka njoftuar emergjencën – ndihma e parë dhe policinë dhe për pasojë personi i lënduar pas disa ditëve ka ndërruar jetë”, - me të cilën ka kryer veprën penale mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik nga neni 374 paragrafi 3 të KPRK-së.

Të pandehurit I.J., me aktvendim të veçantë i vazhdohet masa e paraburgimit, derisa aktgjykimi të merr formën e prerë, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar sipas këtij aktgjykimi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024