Tri vjet burgim dhe 1.000 gjobë për posedim droge dhe armë mbajtje pa leje

Tri vjet burgim dhe 1.000 gjobë për posedim droge dhe armë mbajtje pa leje

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar të pandehurin B. M. me tri vjet heqje lirie dhe 1 mijë euro gjobë, pasi më datë 17.02.2019, rreth orës 13:05, në shtëpinë e tij në Pozhoran të Vitisë, pa autorizim ka shitur substancë narkotike të llojit heroinë në peshë 2.1 gram në shumë prej 40 euro dy të pandehurve të tjerë S. S. dhe N.S.

Gjatë kontrollit të zyrtarëve policorë në shtëpinë e tij janë gjetur substancë narkotike të llojit heroinë në peshë 31.9 gram, tri paketime me substancë narkotike të llojit kokainë me peshë 2 gramë dhe dy qese substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 1.3 gram.

Të pandehurit gjatë bastisjes është gjetur edhe një armë e zjarrit “Bereta” të kalibrit 7.65 milimetra.


Me këto veprime i pandehuri ka kryer dy vepra penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve apo substancave psikotrope dhe analoge dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Kosovës.

Të akuzuarit në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 19.02.2020, deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​

 

Lexo edhe

Video

error: