Tri viktima dhe 191 infeksione të reja në Maqedoninë Veriore

Tri viktima dhe 191 infeksione të reja në Maqedoninë Veriore

Në Maqedoninë Veriore, në 24 orët e fundit, tre persona të tjerë vdiqën nga koronavirusi dhe u regjistruan 191 raste të reja të infeksionit nga gjithsej 1.350 teste të bëra, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19 u rrit në 756, duke çuar totalin e rasteve të konfirmuara nga fillimi i epidemisë në 18.790.


Janë 2.693 raste aktive, dhe sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, ka tre pacientë në aparatin e frymëmarrjes, dhe 45 pacientë në mbështetje të oksigjenit.

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur për 77 pacientë të ri të shëruar, duke e çuar totalin në 15.341.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë me koronavirus në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar 195.002 raste.

Lexo edhe

Video

error: