Tri supersfida sot në Superligën e Kosovës
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në kuadër të xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës sot do të zhvillohen tri ndeshje shumë interesante.

Vëmendja më e madhe do të jetë në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipajn, aty ku do të zhvillohet superderbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, raporton KosovaPress.

Kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e tifozëve mysafir pasi ky vendim erdhi nga klubi kryeqytetas për shkak të sigurisë më të madhe. Prishtina po vazhdon t’i zhvillojë ndeshjet në stadiume të tjera për shkak të punimeve që po bëhen në tapetin e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Sfidë jashtëzakonisht interesante do të zhvillohet edhe në stadiumin “Liman Gegaj” në Malisheva, atje ku Malisheva e trajneri Bylbyl Sokoli do të ballafaqohet me Ferizajn, në derbin e pjesës fundore të tabelës. Malisheva ka 20 pikë në vendin tetë, kurse Ferizaj është e fundit me 17 pikë.

Sfida tjetër është ajo ndërmjet Drenicës dhe Gjilanit që zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu”.

Të gjitha ndeshjet startojnë nga ora 13:00.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024