Tri pikë vendosin, Peja e mposht Sigal Prishtinën në Ligën Ballkanike
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar përballja interesante mes Pejës dhe Sigal Prishtinës, e vlefshme kjo ndeshjen e pestë të Ligës Ballkanike.

Në palestrën sportive “Shani Nushi” në Gjakovë, Peja e ka mposhtur Sigal Prishtinën për tri pikë diferencë, me shifrat 87:84, raporton KosovaPress.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 43:46 (18:21, 25:25) në favor të Sigal Prishtinës, por që Peja bëri dallimin në fund duke e mbyllur pjesën e dytë me shifrat 44:38 (21:19, 23:19) dhe duke fituar në fund 87:84.

Basketbollisti më i mirë te Peja ishte amerikani Kwame Vaughn me 18 pikë, katër kërcime e 12 asistime.

Ndërkaq, te Sigal Prishtina më i dalluari ishte Diamond Smith me 25 pikë, pesë kërcime e dy asistime.

Me këtë fitore, Peja ngjitet në kuotën e nëntë pikëve në vendin e tretë në tabelën e Ligës Ballkanike, krahas Sigal Prishtinës që zë vendin e katërt me tetë pikë.

Rezultati final, 87:84 në favor të Pejës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025