Tri ndeshjet e fundit të xhiros së 29-të luhen sot, vëmendja sërish në Gjilan

Tri ndeshjet e fundit të xhiros së 29-të luhen sot, vëmendja sërish në Gjilan

Pas tri ndeshjeve mjaftë interesante të ditës së mërkure, sot në program janë edhe tri ndeshja tjera për t’u mbyllur xhiro e 29-të.

Padyshim, se ndeshja kryesore pritet të zhvillohet në Gjilan, ku Drita do ta presë në shtëpi kampionin aktual, Feronikelit.


“Nikli” në këtë ndeshje do të luaj pa presion pasi që renditet në mesin e tabelës dhe i ka humbur të gjitha gjasat për daljen në garat evropiane. Ndërsa, skuadra kryesuese, Drita, do të tentoj që të bëj edhe një hap para në luftën për titullin kampion.

Kurse në ndeshjet tjera, Trepça ’89 do të luaj si vendas i Vushtrrisë dhe Flamurtari e pret skuadrën e fundit në tabelë Dukagjinin.

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 17:00./KosovaPress/

Lexo edhe

Video

error: