Tri ndeshje, tri fitore për Kosovën

Tri ndeshje, tri fitore për Kosovën

Kosova ka arritur fitoren e tretë radhazi, duke mundur Gjibraltarin me rezultat 19:98 (8:19, 3:23, 8:16, 0:40) në FIBA European Challenger, që po zhvillohet në Prishtinë.

Basketbollistët e rinj të Kosovës e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë me rezultat 8:19. Dardanët vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, madje ishin dominues, duke lejuar skuadrën kundërshtare që për 10 minuta të shënojë vetëm tri pikë, kurse shënuan 23, duke shkuar në pushim me rezultat 11:42.


“Kosova nuk u ndal as në periodën e tretë për të thelluar edhe më shumë epërsinë, ku ishin bindshëm më të mirë edhe në këtë pjesë 8:16, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 19:58. Në 10 minutat e fundit ishte një lojë agresive e Kosovës dhe me presion në tërë fushën, duke mos lejuar Gjibraltarin që të shënojë asnjë pikë, ndërsa shënuan 40, për rezultatin përfundimtar 19:98. Te Kosova u dallua Jon Ismajli me 25 pikë, tetë kërcime dhe 10 asistime. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Kosovën, kurse Gjibraltari ka një fitore dhe dy humbje”, thuhet në një postim të Federatës së Basketbollit.

Ndeshja e fundit për sonte do të zhvillohet ndërmjet Luksemburgut dhe Maltës.

Lexo edhe

Video