Tri lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

Tri lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

Një gyp i ujit me diametër fi 200 mm që gjendet mbi lagjen “Lakrishtë” tek stacioni i vjetër i trenit në Prishtinë është dëmtuar. Shkak i së cilës kanë mbetur pa ujë banorët e një pjesë të “Dardanisë”, “Lakrishtë” dhe një pjesë e lagjes “Arbëria” në Prishtinë. Kështu kanë njoftuar Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”.


“Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a., njofton konsumatorët, se kemi dëmtim të gypit të ujit me diametër fi 200 mm në afërsi të stacionit të vjetër të trenit, mbi lagjen” Lakrishte” në Prishtinë. Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vend ngjarje dhe po merren me sanim. Deri në përfundimin e sanimit pa ujë të pijshëm janë: pikat e larta të lagjes “ Dardania” në Prishtinë, lagjja “Lakrishte” rreth vend ndodhjes së dëmtimit të gypit, një pjesë e lagjes Arbëria që lidhet me lagjen Lakrishte dhe FSK-ja. Kërkojmë mirëkuptim derisa angazhimi i ekipeve teknike është i madh”, thuhet në komunikatën për media nga KRU “Prishtina”.

Lexo edhe

Video

error: