Tri arsyet më të zakonshme të prishjes së një martese

Tri arsyet më të zakonshme të prishjes së një martese

Këshilltari dhe pedagogu i martesës David Akiva pohon se përqindja e martesave të dështuara do të ulej në mënyrë drastike nëse njerëzit do të fillonin të punonin më shumë rreth njëri-tjetrit dhe nëse do ta transferonin energjinë që përdorin për zhgënjimet në energji për ndërtimin e lidhjeve.

Në vend të kësaj, njerëzit janë më të prirë të heqin dorë nga njëri-tjetri dhe përfundimisht ndodhin divorcet. Akiva zbuloi gjithashtu tri arsyet më të zakonshme të prishjes së martesës.

1. Mungesa e intimitetit

Nëse doni të rivendosni marrëdhëniet seksuale në martesën tuaj, fillimisht duhet të punoni për rikthimin e dashurisë. Hulumtimet kanë treguar se afërsia emocionale është një shkas për përmbushjen seksuale te gratë.


2. Kur dashuria kthehet në miqësi

Shumë partnerë ankohen se marrëdhënia e tyre ka të bëjë më shumë me miqësinë sesa një lloj dashurie apo pasioni. Akiva thotë se në fakt është normale dhe se të dashurosh nuk duhet të jetë gjithmonë aq me pasion sa ishte në fillim.

3. Shumë argumente, shumë pak komunikim

Në çdo marrëdhënie është e rëndësishme të mësoni të komunikoni dhe të shpreheni siç duhet, pasi që pala tjetër nuk mund të lexojë mendjet. Prandaj, duhet të artikuloni qartë se çfarë po mendoni. Biseda shmang konfliktet e panevojshme, të bërtiturat dhe debatet.

Lexo edhe

Video