Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Trepça ’89 – Prishtina, derbi në Superligën e Kosovës

Trepça ’89 – Prishtina, derbi në Superligën e Kosovës

Xhiro e 22-të në Superligën e Kosovës rikthehet me një ndeshje tejet interesante.

Skuadra e Trepçës ’89 pret në shtëpi kryeqytetasit e Prishtinës, përcjell KosovaPress.

Të dy skuadrat mes vete janë ndeshur 14 herë, ku në katër prej tyre ka triumfuar Trepça ’89, nëntë sosh i ka fituar Prishtina, dhe një ndeshje janë ndarë barazim.


Pas 21 xhirosh, “Plisat” gjendet në vendin e tretë, me 12-të fitore, pesë barazime dhe katër humbje, duke arkëtuar 41 pikë, tre më pak se Drita në vendin e dytë, dhe katër më pak se lideri Ballkani.

Në anën tjetër, “Minatorët” pas 21 ndeshjeve kanë regjistruar tetë fitore, katër barazime dhe nëntë humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e pestë, me gjithsej 28 pikë.

Ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadrave ishte në të mirë të Prishtinës, ku rezultati përfundimtar ishte 4:2.

13:00 Trepça ’89 (5) – Prishtina (3) (Stadiumi Riza Lushta)

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: