Trepça ’89 arrë e fortë për Ballkanin

Trepça ’89 arrë e fortë për Ballkanin

Ka përfunduar përballja tejet interesante mes Trepçës ’89 dhe Ballkanit, ku nuk është përcaktuar fituesi.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Riza Lushta”, Ballkani nuk ka arritur të arkëtojë më shumë se një pikë kundër Trepçës ’89 pasi që rezultati final i ndeshjes është i barabartë 1:1, raporton KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Oyeknami, i cili kaloi Trepçën ’89 në epërsi prej 1:0 në minutën e 69’ të ndeshjes.


Ndërkaq, Ballkanin nga humbja e shpëtoi Ermal Krasniqi, i cili barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 90+1’, gol ky i cili rezultoi të jetë i fundit i kësaj përballjeje.

Me pikët e reja, Ballkani ngjitet në kuotën e 34 pikëve në vendin e dytë, krahas Trepçës ’89 që renditet në vendin e nëntë në tabelë me 19 pikë.

Rezultati final i ndeshjes, 1:1.

Lexo edhe

Video