Treni godet për vdekje një person në Pejë

Treni godet për vdekje një person në Pejë

Një person ka mbetur i vdekur pasi është goditur nga treni në Pejë.

Këtë lajm e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në ora 18:35, teksa ka shtuar se viktima dyshohet se i ka dal përpara trenit.


“Rreth orës 18:35 kemi pranuar një informatë se treni i cili ishte në lëvizje Prishtinë – Pejë, duke arritur në stacionin e Pejës ka goditur një person për vdekje. Viktima dyshohet se i ka dalë përpara trenit”, deklaroi ai.

Gashi po ashtu ka bërë të ditur se në vendngjarje kanë mbërritur Prokurori i Shtetit dhe njësitet kompetente policore, për të hetuar rastin.

Lexo edhe

Video

error: