Treni godet një kamionetë në Fushë Kosovë, lëndohet një person

Treni godet një kamionetë në Fushë Kosovë, lëndohet një person

Një kamionetë është goditur nga treni në Fushë Kosovë në mëngjesin e hershëm të së premtes.


Nga ky aksident është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën ‘Pajazit Islami’ në Fushë Kosovë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet (kamionetë). Bazuar në të dhënat fillestare lëndime trupore ka pësuar një person. Personi   i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tregoi Ahmeti.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: