Tre të vdekur nga COVID sot në Shqipëri

Tre të vdekur nga COVID sot në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 1975 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID 831 qytetarë.

Rastet pozitive janë në këto bashki: 313 në Tiranë, 40 në Durrës, nga 33 qytetarë në Vlorë, Berat, 28 në Lushnjë, nga 27 qytetarë në Fier, Sarandë, nga 22 qytetarë në Kavajë, Korçë, 19 në Devoll, 16 në Shkodër, nga 15 qytetarë në Kuçovë etj.

Në gjithë vendin janë 7.671 qytetarë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 26 pacientë.


Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Durrësi 72 vjeç, një qytetar nga Shkodra 80-vjeç, një qytetar nga Elbasani 85-vjeç.

Janë shëruar 795 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 305.745 që nga fillimi i epidemisë.

Shqipëria deri më sot ka regjistruar 316.976 raste me koronavirus, prej tyre 305.745 janë shëruar, 7.671 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.560 pacientë./Atsh

Lexo edhe

Video