Tre të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri

Tre të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar tri viktima të reja si pasojë e infeksionit koronavirus, ndërsa janë regjistruar 1207 raste të reja nga 4.729 testime të kryera në terren, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Personat që kanë ndërruar jetë janë një 74-vjeçar nga Belshi, një 85-vjeçar nga Berati dhe një 87-vjeçar nga Tirana.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 552. Janë 13.340 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.


Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 147 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 203.114.

Shqipëria ka regjistruar gjithsej 219.694 raste pozitive me koronavirus, prej tyre 203.114 janë shëruar, 13.340 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.240 pacientë.

Lexo edhe

Video