Tre të lënduar rëndë në autostradën “Arbën Xhaferi”

Tre të lënduar rëndë në autostradën “Arbën Xhaferi”

Tre persona kanë marrë lëndime të rënda si pasojë e një aksidenti sonte në  autostradën “Arbën Xhaferi”, në segmentin rrugor Lipjan-Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani ka bërë të ditur për KosovaPress se rasti ka ndodhur rreth orës 19:40.


“Njësitë e trafikut janë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet mjekësore. Personat e lënduar janë dërguar në SHSKUK-Prishtinë, për trajtim mjekësor”, ka thënë Kelani.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë më shumë detaje nga rasti, por apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e trafikut.

Lexo edhe

Video