Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Gllamnik të Podujevës

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Gllamnik të Podujevës

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave sonte në  Gllamnik të Podujevës.


Zëdhënësja e Policisë rajonale për Prishtinë, Flora Ahmeti, tha për KosovaPress, se rasti ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sonte rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti duke shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut.

Lexo edhe

Video

error: