Tre të lënduar në aksidentin në autostradën që lidh Veternikun me Fushë-Kosovën

Tre të lënduar në aksidentin në autostradën që lidh Veternikun me Fushë-Kosovën

Tre persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur sot në autostradën që lidh lagjen Veternik të Prishtinës me Fushë-Kosovën.

Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë në rajonin e Prishtinës, ka bërë të ditur për KosovaPress se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:25.


“Aksidenti ka ndodhur në autostradën në segmentin Veternik-Bresje. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë ai.

Si pasojë e aksidentit janë krijuar kolona të gjata të automjeteve në rrugë.

Lexo edhe

Video