Policia e stacionit në Ferizaj, bazuar në planin aktiv "Mbrojtja e pyjeve 2024", dje rreth orës 13:00 në Jezerc të Ferizajt kanë kapur në flagrancë tre persona, duke prerë drurë në malet e Jezercit.
Policia me këtë rast ka konfiskuar një furgon, dy traktorë dhe disa motosharrë. Në lidhje me këtë janë njoftuar edhe zyrtarët e pyjeve, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar edhe sasinë e drurëve.
Të dyshuarit pasi janë intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar 48 orë për procedura tjera hetimore.
Policia fton qytetarët të raportojnë prerjen, transportin apo shitjen ilegale të drurëve përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet.