Tre të arrestuar, konfiskohen para e armë në dy aksione të policisë në Pejë e Prishtinë

Tre të arrestuar, konfiskohen para e armë në dy aksione të policisë në Pejë e Prishtinë

Në dy operacione të ndara sot në Pejë dhe Prishtinë, Antidroga e Policisë arrestoi tre të dyshuar, sekuestroi kokainë, një armë dhe mbi 10 mijë euro para.

Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 10:50, ku gjatë kontrollit të një shtëpie banimi në Pejë në të cilën dyshohej se jetonte personi i dyshuar me iniciale B.L., janë gjetur she sekuestruar substancë e dyshuar narkotike kokainë, e mbështjellë në 163 qese të vogla të tejdukshme, në peshë rreth 55.1 gram. 

Qeset e vogla ishin të gatshme per shitje, dhe ishin të fshehura në dy shishe plastike njëra me mbishkrimin “Cink” dhe tjetra “Orbit White”.

Policia ka sekuestruar 10.670 euro, dy telefona mobil Iphone; njëri Iphone 13 Pro Max  dhe  tjetri Iphone 8.


Gjithashtu, janë bastisur edhe dy shtëpi tjera banimi që i dyshuari ka shfrytëzuar kohë pas kohe për veprimtarinë e shitjes dhe fshehjes së substancave narkotikeve.

Personi i dyshuar është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorisë për krime të rënda në Pejë, i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh, për procedura të mëtejme.

Ndërsa në rastin e dytë sot, rreth orës 14:00, Sektori qendror i antidrogës në Prishtinë, pas hetimeve disa mujore ka realizuar një operacion të suksesshëm në Prishtinë të koduar me emrin “ Porosia”, ku janë arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar duke kryer shitblerjen e një sasie të substancës së dyshuar narkotike, si kokainë.

Në vazhdën e realizimit të këtij operacioni në shtëpinë e të dyshuarit në Stanovc të Vushtrisë është kryer një bastisje/kontroll dhe si prova materiale janë gjetur rreth 200 gram substancë e dyshuar narkotike-kokainë, një pushkë e gjatë dhe dy dokumente të një shteti të huaj me identitet të të dyshuarit.

Lexo edhe

Video