Tre shtetas të Maqedonisë janë në anijen me të infektuarit nga virusi Korona

Tre shtetas të Maqedonisë janë në anijen me të infektuarit nga virusi Korona

Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut ndodhen në anijen e ndaluar në afërsi të Jokahomas në Japoni, për shkak të pranisë së personave të infektuar nga virusi korona.
Njoftimin e dha Ministria e Punëve të Jashtme pas informatave të marra nga Ministria e Jashtme japoneze.
Në kumtesë thuhet se deri më tani, virusi korona është konstatuar tek 20 udhëtarë që ndodhen në anije.
Nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut, thonë se vazhdojnë me ndjekjen e gjendjes në lidhje me virusin dhe masat për parandalimin e tij në vend./AlsatM/

Lexo edhe

Video

error: