Kombëtarja e Zvicrës U21 ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e radhës, ku vërehet një prani e talentëve me origjinë shqiptare.
Lajmi kryesor është ftesa për herë të parë e Samuel Krasniqit, i cili do t'i bashkohet përfaqësueses helvete pas performancave të mira në nivel klubesh. Pjesë e kësaj liste të rëndësishme janë edhe dy emra të tjerë të njohur, Gentrit Muslija dhe Dion Kacuri, duke konfirmuar edhe një herë rolin kyç që luajnë futbollistët shqiptarë në zinxhirin e sukseseve të futbollit zviceran.

Samuel Krasniqi pritet të ketë mundësinë të debutojë dhe të tregojë vlerat e tij, ndërsa Muslija dhe Kacuri tashmë shihen si pika të forta të këtij grupi. Ky zhvillim tregon rritjen e vazhdueshme të talenteve tona në arenën ndërkombëtare, duke u bërë protagonistë në akademitë më prestigjioze të Zvicrës.
KosovaPress