Tre policë të therur me thikë në lagjen “Dardania” në Prizren

Tre policë të therur me thikë në lagjen “Dardania” në Prizren

Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë marrë lëndime si pasojë e therjes me thikë nga një i dyshuar në lagjen “Dardania” sot në Prizren.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Prizren, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për KosovaPress se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00.


Ai ka thënë se me këtë rast është arrestuar një person 36-vjeçar, ndërsa gjendja e policëve të lënduar është jashtë rrezikut për jetën.

“Familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë për shkak se djali i tyre nuk ka pranuar që të marrë ilaçe qetësimi. I dyshuari 36-vjeçar nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe i ka therur tre zyrtarë policorë me thikë. Policët janë dërguar në spitalin e Prizrenit, ku njëri prej tyre është liruar në shtëpi, njëri vazhdon të qëndrojë në spital, ndërsa tjetri është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm”, tha Bytyqi.

Ndryshe, personi që ka sulmuar policinë njihet si përdorues i substancave narkotike.

Lexo edhe

Video