Pas orës 21:00 të mbrëmjes të së enjtes është raportuar për një grabitje në një market në lagjen “Isa Kastrati” në Prishtinë.
Nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Prishtinë thanë se grabitja dyshohet të jetë kryer nga tre persona.
“Rreth orës 21:20 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një market në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga tre persona”, bën të ditur policia.
Policia shton se ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.
1 Koment
Komentet janë të mbyllura.