Superliga e Kosovës rikthehet me vetëm një ndeshje në programin e sotëm, ku me fillim nga ora 13:00 kampioni aktual Prishtina e pret në stadiumin “Fadil Vokrri” skuadrën e Dukagjinit.
Në xhiron e fundit që të dy skuadrat e zhvilluan, Prishtina barazoi 1:1 me skuadrën e Gjilanit, kurse Dukagjini e mposhti me rezultat minimal 1:0 Feronikelin, përcjell KosovaPress.
Po ashtu, barazimi i Prishtinës kundër Gjilanit ishte ndeshja e fundit për trajneri Zekirija Ramadani, të cilin “Plisat” e shkarkuan vetëm për ta emëruar Abdulah Ibrakoviq në krye të skuadrës.
Ibrakoviq do ta fillojë epokën si trajner i Prishtinës sot, ku edhe ka përzgjedhur formacionin startues për ndeshjen kundër Dukagjinit.
Në anën tjetër, edhe skuadra e Dukagjinit ka publikuar formacionin me të cilin do ta fillojë këtë ndeshje.
Formacionet zyrtare të Prishtinës dhe Dukagjinit i gjeni më poshtë.
Prishtina (4-4-2): Halimi; Krasniqi, Bekteshi, Mici, Abazi; Karabeci, Boshnjaku, Hoti, Krasniqi; Tolaj, Kryeziu
Dukagjini (4-3-3): Haxhihamza; Dallku, Syla, Kuqi, Basriu; Jashanica, Ahmeti, Shabani; Carioca, Merlaku, Januzi
13:00 Prishtina – Dukagjini (Stadiumi Fadil Vokrri)