Trajneri i ri i Ferizajt: Nuk merrem me fjalë, punoj në heshtje

Trajneri i ri i Ferizajt: Nuk merrem me fjalë, punoj në heshtje

Klubi i futbollit Ferizaj ka prezantuar sot trajnerin e ri, kroatin Andrej Panadic i cili vjen si pasues i Arbnor Morinës i cili dha dorëheqje javën e kaluar pas barazimit me Gjilanin 1-1.

Panadic ka folur sot në konferencë për media ku ka thënë se e njeh mentalitetin e futbollit të Kosovës, për shkak se shumë pak dallon nga mentaliteti i futbollit kroat.

Ai ka deklaruar se nuk është person që merret me deklarata dhe komente që vijnë nga jashtë.


“Zakonisht nuk merrem me ato se çka thuhet dhe shkruhet nëpër media. Më pëlqen të punoj shumë, të merrem me ekipin. Por mos pritni nga unë që të bëjë magji në një kohë të shkurtër. Mendoj se ekipi ka kualitet nga ajo se çfarë kam shikuar këto ditë”, ka thënë Panadic.

Tutje, kroati shtoi se futbolli në Kosovë është zhvilluar shumë viteve të fundit dhe ekziston një interesim nga jashtë për ta përcjellë cilësinë e ligës në Kosovë.

Panadic e merr në udhëheqje Ferizajn si skuadra e fundit në renditjen tabelare me vetëm tetë pikë.

Lexo edhe

Video