Trajneri i Qipros: Duam vendin e dytë në grup

Trajneri i Qipros: Duam vendin e dytë në grup

Trajneri i Qipros Temur Ketsabia është shprehur i motivuar para ndeshjes së fundit në grupin me Kosovën të Ligës së Kombeve në “Fadil Vokrri”.

Ai ka thënë se kanë udhëtuar në Prishtinë për tri pikë të reja dhe se fitorja ndaj Greqisë e ka bërë të mundur që të synohet ky objektiv.


Sipas tij, Kosova ka lojtarë cilësorë në kampionatet elitare evropiane, por edhe në kampionatin lokal, por kjo do ta bëjë ndeshjen edhe më interesante pasi situata në grup është e komplikuar ku tri skuadra kanë mundësinë të përfundojnë në vendin e dytë.

Ndryshe, në grupin 2 të Ligës C, Kosova ka gjashtë pikë, vetëm një më shumë se kundërshtari i nesërm, Qipro.

Lexo edhe

Video