Trajneri i Portugalisë ka një paralajmërim për Ronaldon

Trajneri i Portugalisë ka një paralajmërim për Ronaldon

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ka thënë se Cristiano Ronaldo mund të mungojë në ndeshjen e fundit të ekipit në grupe në Kupën e Botës 2022 kundër Koresë së Jugut.

37-vjeçarimungoi në stërvitjen kryesore të së mërkurës  dhe sulmuesi tani është në dyshim të madh për ndeshjen e grupit E.

“Le të shohim. Në parim, Ronaldo do të stërvitet së shpejti. Unë as nuk e di nëse është 50/50 probabiliteti për të qenë i aftë për lojën.” tha Santos.


Më tutje Santos ka bërë të ditur se as Ronaldo e asnjë lojtar tjetër nuk e ka vendin e titullarit të garantuar ne formacionin e Portugalisë.

“Cristiano Ronaldo u zëvendësua në të dyja ndeshjet. Ka një plan në rast se Cristiano nuk mund të luajë. Nuk ka asnjë lojtar të garantuar për të luajtur gjatë gjithë kohës. Vështirë se do të funksiononte nëse nuk do të kishim një plan.”

Portugalia tashmë e ka siguruar kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira në Kupën e Botës.

Lexo edhe

Video