Përzgjedhësi i Maqedonisë, Igor Angelovski publikoi një foto në Instagram, ku shihet në shoqërinë e Boban Nikollovit dhe Visar Musliut, dy reprezentuesit e Maqedonisë që luajnë për skuadrën hungareze, Moll Vidi.
Foto është bërë në një restorant në Budapestë, ku Angelovski ka dëshiruar që të sheh për afër formën e futbollistëve në kampionatin e Hungarisë, ku Moll Vidi është në garë për titullin kampion me skuadrën e Ferencvaroshit./Alsat/