Trajneri i Lazios kërkon falje pasi u turpërua nga Interi
Sport
Lexohet për: 1 min.
Baroni
10 orë më parë
Linku u kopjua

Interi e shkatërroi Lazion duke e mposhtur me rezultat 6-0 dhe në fund të ndeshjes në “Olimpico”, trajneri i Lazios Marco Baroni mori të gjithë përgjegjësinë për kolapsin e vërtetë të skuadrës së tij:

"Unë nuk dua të komentoj për episodin e penalltisë, po flas për ndeshjen - tha trajneri i “Biancocelestes” për “Dazn”. “Më vjen keq për skuadrën dhe për tifozët, është e qartë. Ne luajtëm dyzet minuta të mira, por nuk mjaftuan”, shtoi ai.

Ndeshja u vendos në 1 minutë mes pjesës së parë dhe të dytë: “Nuk duhet të ndodhë dhe nuk mund të ndodhë. Mund të flas edhe për situatat fatkeqe të ndodhura në fushë, por skuadra nuk mund të ndahet”, shtoi Baroni, përcjellë KosovaPress.

Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e tretë dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024