Trajneri i Blegjikës jep detajet e fundit për De Bruyne dhe Hazard para ndeshjes me Italinë

Trajneri i Blegjikës jep detajet e fundit për De Bruyne dhe Hazard para ndeshjes me Italinë

Trajneri i Belgjikës Roberto Matinez pranon se është një garë kundër kohës për të rikuperuar dyshen Eden Hazard dhe Kevin De Bruyne për ndeshjen kundër Italisë.

Italia dhe Belgjika takohen sot në “Allianz Arena” të Munihut në çerekfinalet e Euro 2020.

Belgjika mundi Portugalinë me rezultat 1-0 javën e kaluar, por De Bruyne dhe Hazard pësuan lëndime dhe që prej asaj kohe nuk ishin në gjendje të stërviten me pjesën tjetër të ekipit, përcjellë KosovaPress.

“Ne e respektojmë Italinë. Ata janë një ekip i shkëlqyeshëm, me lojtarë të nivelit lartë dhe një angazhim të pabesueshëm. Ata bëjnë presion të madh dhe kanë dinamikë. Ata mbrohen si ekip dhe luajnë vërtet mirë falë trajnerit të tyre, ”tha Martinez në një konferencë për shtyp.


“Mancini solli mentalitetin e tij fitues në Manchester City, ne kemi parë idetë e tij në Itali. Ata janë agresivë dhe kjo është cilësia e tyre më e mirë. “

Martinez shpreson të rikuperojë mësfushorin De Bruyne ashtu edhe Hazardin, por anësori i Real Madridit rrezikon më shumë që ta humbasë takimin me “Azzurrët”.

“Siç e dini të gjithë, ata nuk ishin në gjendje të stërviten. Ka akoma edhe disa orë para ndeshjes, është një garë me kohën ”, tha trajneri i Belgjikës.

“Nëse ata do të humbin këtë ndeshje, ne do të dëshironim që ata të jenë në dispozicion për ndeshjet e ardhshme. Do të jetë e vështirë të rikuperohet Eden, ai ka pësuar një dëmtim të muskujve, De Bruyne ka një problem tjetër. Vendimi i takon stafit mjekësor, ne do të vendosim pasi të kemi folur me ta.”

“Kevin është numri 10 më i mirë në botë, çdo trajner do të dëshironte ta kishte, por ai duhet të jetë 100 për qind i aftë.”, tha në fund Martinez.

Lexo edhe

Video

error: