Trajneri i Belgjikës ka dy fjalë për Italinë para përballjes në çerekfinale të Euro 2020

Trajneri i Belgjikës ka dy fjalë për Italinë para përballjes në çerekfinale të Euro 2020

Belgjika kundër Italisë do të jetë njëra nga çerekfinalet më interesante të Kampionatit Evropian.

Të dy këto kombëtare kanë treguar futboll cilësor deri në këtë pikë të kampionatit. Belgjika e eliminoi kampionin në fuqi Portugalinë, kurse Italia triumfoi ndaj Austrisë, përcjellë KosovaPress.


Menjëherë pas ndeshjes me Portugalinë, trajneri i Belgjikës Roberto Martinez e vlerësoi lartë ekipin e Italisë si dhe punën e bërë nga trajneri Roberto Mancini duke parashikuar një ndeshje të shkëlqyer.

“Italia është skuadra më e mirë e turneut, ajo që bëri Mancini është një shembull se si të rritet një ekip ndërkombëtarisht. Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer midis dy ekipeve të mëdha”, theksoi ai.

Lexo edhe

Video

error: