Trajneri i basketbollit Dritëro Sefaja pranohet në ICECP

Trajneri i basketbollit Dritëro Sefaja pranohet në ICECP

Trajneri kosovar i basketbollit Dritëro Sefaja është pranuar në Programin Ndërkombëtar të Certifikimit të Pasurimit të Trajnerëve (ICECP).

Ky program është projekt i përbashkët i Komitetit Olimpik dhe Paralimpik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bashkëpunim me Solidaritetin Olimpik dhe Universitetin Delaware.


Qëllimi i këtij projekti është zgjerimi i nivelit të lartë të përgatitjeve përmes programit të ICECP, përcjell KosovaPress.

Dritëro Sefaja është ndihmës-trajner i Kombëtares A të basketbollit dhe trajner i Kombëtares kosovare në grupmoshat U16.

Ky program do të fillojë nga muaji dhjetor, ku ka tetë module, ndërsa ligjëratat do të zhvillohen online për shkak të pandemisë Covid-19.

Video

error: