Tragjedi gjatë xhirimit të një filmi, aktori Alec Baldwin vret një grua të stafit dhe plagos një tjetër

Tragjedi gjatë xhirimit të një filmi, aktori Alec Baldwin vret një grua të stafit dhe plagos një tjetër

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një sheshxhirimi në Nju Meksiko, ku aktori i njohur Alec Baldwin vrau me armë zjarri një grua, pjesëtare të stafit dhe plagosi regjisorin e filmit.

Sipas komunikatës së policisë së Santa Fesë, gjatë regjistrimit të filmit “Rust”, aktori Baldwin qëlloi me një armë që duhet të ishte replikë duke vrarë në vend drejtoreshën e fotografisë Halyna Hutchins dhe plagosur regjisorin Joel Souza.


Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por sipas të dhënave, Baldwin u pa jashtë zyrës së sherifit lokal me lot në sy,  deri më tani ai nuk ka folur me asnjë media.

“Zyra e sherifit konfirmon se dy persona u qëlluar me armë në sheshxhirimin e filmit ‘Rust’. 42-vjeçarja Halyna Hutchins dhe 48-vjeçari Joel Souza u qëlluan me armë nga producenti 68 vjeçar Alec Baldwin. Hutchins u dërgua me helikopter në spital, por plaga e saj ishte fatale, kështu që ndërroi jetë”, shkruhet në komunikatën e policisë./A2

Lexo edhe

Video

error: